Stuhia në Shqipëri, roja i plazhit në Vlorë 30 minuta pa ndjenja

Stuhia në Shqipëri, roja i plazhit në Vlorë 30 minuta pa ndjenja

Një stuhi e pazakontë përfshiu vendin mbrëmjen e së mërkurës duke shkaktuar probleme në disa qytete. Më të prekur ishin Vlora dhe Pogradeci, ku u shënuan edhe aksidentet.

Mëngjesin e sotëm një roje bregdetare në plazhin e Vlorës u godit në kokë nga një tub çadre. Sipas dëshmitarëve ai ishte duke rregulluar disa nga dëmet e shkaktuara nga stuhia e djeshme.

Video:

I riu qëndroi për më shumë se 30 minuta në gjendje të pavetëdijshme nga dëmtimet në kokë.

Edhe Aksi rrugor Gjirokastër-Kakavijë u bllokua për disa minuta. Reshje shiu dhe erëra të forta u regjistruan dhe në Sarandë, ku nga era e fortë shkaktoi dëme në disa lokale dhe banesa.