Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu pas raportimit të hulumtimit të Gazetës Insajderi se Ministrja Hoxha i jep kontratë biznesmenit amerikan të përfshirë në “skandalin me rusë” të PD-së.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sejdiu ka kërkuar dorëhejqen e qeverisë.
Sejdiu ka pyetur se “A janë more këta në tokë të bukës!”.
“Ministria e Integrimeve EVROPIANE (jo integrimeve amerikane) nënshkruan kontratë qindra mijëra euro me kompani lobimi në SHBA (jo në BE), për me i sherby personalisht Kadri Veselit”, ka shkruar Veseli.
Një firmë lobuese, një biznesmen hebre me lidhje në Lindjen e Mesme dhe emri i Kadri Veselit – këto janë elementet e një kontrate të dyshimtë në vlerë prej qindra mijëra eurove të nënshkruar nga ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha dhe kompania “Madison Global Strategies, LLC” me bazë në Nju Jork. Kompania e biznesmenit Joe Allaham e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës është e përfshirë edhe në lobimin me rusë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Vlera e kësaj kontrate peshon 152 mijë e 232 euro, apo 171 mijë dollarë amerikanë, të cilat do të paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës. /Insajderi.com