Çka kërkon emri i Kadri Veselit në kontratën e Ministrisë së Integrimeve?

Çka kërkon emri i Kadri Veselit në kontratën e Ministrisë së Integrimeve?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, pas raportimit të Gazetës Insajderi, se ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka nënshkruar kontratë me një biznesmen amerikan të përfshirë në “skandalin rusë”, kontratë kjo në të cilën përmendet edhe emri i Kryetari të Kuvendit, Kadri Veseli, ka pyetur se çka kërkon emri i Veselit në kontratën e Minsitrisë së Integrimeve.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Pacolli ka shkruar se ministrja Hoxha, dje nuk dha përgjigje rreth kontratës së dyshimtë që ka nënshkruar me kompaninë amerikane. Në takim tha se i duhet për ta këshilluar rreth fondeve IPA 3 por nuk tregoj se çfarë shërbime do të kryen kjo kompani në Amerikë.

“152 mijë e 232 euro apo 15 mijë e 146 euro në muaj për çka??? Dje në Komision tha për konsulencë dhe u nervozua kur i kërkova përgjigje konkrete. Çka e lidh punën e Ministres për Integrim Evropian me Amerikën, Çka kërkon emri i Kadri Veselit,  Pse emri i një kryetari partie të figuroj në dokumente si personi me të cilin do të merret vesh kompania, Pse??? ”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli po ashtu ka kërkuar dorëheqjen e ministres dhe se kjo qeveri duhet të rrëzohet sa më parë.

“Buxhetin e shtetit po e përdor PDK për veti. Kjo Ministre duhet të jap dorëheqje e kjo Qeveri duhet të rrëzohet sa më parë. Hajna. Ja pse sot jemi ku jemi. Ska liberalizim të vizave. Normal që nuk ka se këta vjedhin edhe në emër të liberalizimit të vizave”, ka përfunduar Pacolli.

Gazeta Insajderi gjatë ditës së sotme ka publikuar një hulumtim ku ministrja Hoxha ka nënshkruar një kontratë me një biznesmen amerikën të përfshirë në “skandalin me rus”. /Insajderi.com