Zëvendësministri Lirak Çelaj së bashku me shoferin presin në takim diplomaten izraelite

Zëvendësministri Lirak Çelaj së bashku me shoferin presin në takim diplomaten izraelite

Ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher Kamm, ka pasur një takim të rëndësishëm në Prishtinë. Ajo është pritur në Prishtinë nga zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Lirak Çelaj së bashku me shoferin e tij, Burhan Klaiqi, shkruan Gazeta Insajderi.

Çelaj këtë takim e ka cilësuar të rëndësishëm. Ai ka thënë se me ambasadoren Fisher Kamm janë dakorduar për themelimin e bashkëpunimit duke shprehur edhe vullnet për intensifikimin e takimeve dhe themelimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Por në krahun e tij të majtë, në tavolinë e ka pasur shoferin e tij, Burhan Klaiqin. Çelaj prezencën e shoferit të tij në këtë takim e ka arsyetuar me mungesën e asistentit të tij.

Në një bisedë telefonike për Gazetën Insajderi, Çelaj ka thënë se tash e tre ditë ka mbetur pa asistent.

“Qe tri ditë jam pas asistent sepse është tërhek, asistenti ka pasur punët e veta diçka, edhe është dasht dikush mem asistu”, ka thënë Çelaj.

Gjatë këtij takimi Çelaj ka thënë se me diplomaten izraelite kanë diskutuar edhe për hapjen e zyrave në Prishtinë.

Ambasadorja e Izraelit në Beograd është duke qëndruar në Prishtinë me ç’rast ajo sot ka takuar edhe Bashkësinë Hebreje “Bet Israel Kosova”.

Gazeta Insajderi ka raportuar sot për kontratën të cilën e ka nënshkruar Ministria e Integrimeve Evropiane me një biznesmen amerikan të përfshirë në “skandalin rusë” të Partisë Demokratike.

Kjo kontratë që peshonte në vlerë prej 152 mijë e 232 euro, apo 171 mijë dollarë amerikanë, përmendej edhe emri i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli./Insajderi.com

Ministrja Hoxha i jep kontratë biznesmenit amerikan të përfshirë në “skandalin me rusë” të PD-së