Google Translate përkthen tekstin përmes kamerës edhe në gjuhën Shqipe

Google Translate përkthen tekstin përmes kamerës edhe në gjuhën Shqipe

Aplikacioni Google Translate ka një funksion të përkthimit të tekstit përpara kamerës së telefonit dhe është i disponueshëm prej kohësh, mirëpo tashmë edhe në gjuhën shqipe.

Për ta përdorur këtë funksion duhet të zgjidhni opsionin “Detect Language” si gjuha e tekstit në fjalë. Google gjithashtu ka rifreskuar ndërfaqen dhe vendosur opsionet e skanimit dhe importimit në fund të ekranit për akses më të lehtë.

Për një të huaj është padyshim dhimbje koke leximi i çdo sinjalistike rrugore në një gjuhë tjetër. Megjithatë në kohërat që po jetojmë nuk ka për të qenë e vështirë për ti gjetur një zgjidhje këtij irritimi.

Kompania ka punuar për përmirësimin e këtij funksioni jo vetëm duke bërë më të shpejtë përkthimin por edhe sjellë mbështetje për 60 gjuhë së bashku me identifikimin automatik të gjuhës.

Më përpara duhej të zgjidhnit gjuhën e tekstit që dëshironit të përkthenit manualisht. Me përditësimin e ri mjafton të drejtoni kamerën drejt tekstit dhe aplikacioni automatikisht do të njohë gjuhën.

Për ta përdorur këtë funksion duhet të zgjidhni opsionin “Detect Language” si gjuha e tekstit në fjalë. Google gjithashtu ka rifreskuar ndërfaqen dhe vendosur opsionet e skanimit dhe importimit në fund të ekranit për akses më të lehtë.

Përkthimi i tekstit përmes kamerës ofrohet edhe për gjuhën Shqipe. Listën e plotë të gjuhëve të mbështetura nga funksioni në fjalë e gjeni në këtë lidhje.