Ngriten aktakuza kundër 62 personave

Ngriten aktakuza kundër 62 personave

Prokuroria e Shtetit brenda 24 orëve ka ngritur 60 aktakuza kundër 62 personave për vepra të ndryshme penale. Siç njofton prokuroria, përveç aktakuzave janë ndaluar edhe 20 persona tjerë.

Sipas këtij raporti Prokuroria Themelore në Prishtinë, prinë për sa i përket numrit të rasteve, shtatëmbëdhjetë aktakuza kundër tetëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale. Brenda 24 orëve, kjo prokurori ka lëshuar urdhër për ndalimin e 9 persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vjedhja e rëndë”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Në këtë raport, janë të paraqitura edhe disa aktakuza nëpër Prokorurit Themelore si Prizren, Pejë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë dhe Ferizaj/Insajderi.com