Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka marr vendim sot për lirimin e hapësirës së oborrit të komunës në shërbim të mërgimtarëve.
Ai gjithashtu ka lëshuar urdhër për të gjithë shërbyesit civil, që të mos i parkojnë veturat në këtë hapësirë.
Në kuadër të masave për pritjen e mërgimtarëve dhe krijimin e lehtësirave dhe ofrimin e shërbimeve më efikase, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, gjithashtu ka deklaruar se do ta zgjasë orarin e punës për shërbimet e caktuara.
Një vendim të tillë e ka marrë ditë më parë edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.