Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka injoruar akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje, se për shkak të LDK-së, Qeveria Haradinaj nuk është rrëzuar " />

“Qeveria nuk u rrëzua në qershor për shkak të LDK-së” – Partia e Isa Mustafës me akuza për lojëra të dyfishta

“Qeveria nuk u rrëzua në qershor për shkak të LDK-së” – Partia e Isa Mustafës me akuza për lojëra të dyfishta

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka injoruar akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje, se për shkak të LDK-së, Qeveria Haradinaj nuk është rrëzuar në qershor ku sipas shefit të VV-së, në Kuvendin e Kosovës kishin qenë numrat e mjaftueshëm.

Njeriu që mban postin e kryetarit të Komunës së Podujevës, ka preferuar të flas për partinë Socialdemokrate, duke injoruar akuzat Glauk Konjufca, shkruan Insajderi.

Veliu në një bisedë për Insajderin përmes telefonit ka thënë se për çështjen e mocionit për rrëzimin e qeverisë, po bëhen lojëra të dyfishta nga disa subjekte politike, duke aluduar në PSD-në.

“Ka disa lëvizje, disa lojëra të disa subjekteve politike nganjëherë. S’po i dimë a janë në qeveri apo në opozitë”, ka thënë Veliu.

Ai ka përmendur se mocioni është nisur nga partia e tij dhe se janë në biseda të vazhdueshme për arritjen e votave të premtuara nga partitë e tjera.

“Ne i kemi kërkuar votat me i bë bashkë dhe me biseda deri tash, një numër të votave i kemi të premtuara”, ka shtuar më tej nënkryetari i LDK-së për Insajderin.

Ai ka deklaruar se janë duke u përpjekur që t’i bëjnë 61 vota të shumicës shqiptare për ta rrëzuar ‘Qeverinë Haradinaj’.

Por, përkundër raporteve të përmirësuara dukshëm mes LDK-së dhe VV-së, ku së fundmi janë shpeshtuar takimet mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, Glauk Konjufca ka fajësuar LDK-në përse nuk është rrëzuar deri më tani Qeveria Haradinaj.

Sipas tij, një gjë e tillë ka mundur të bëhet në qershor, por thotë se LDK ka preferuar të mos e bëjë një gjë të tillë.

“Lëvizja Vetëvendosje ka pasur shumë shpresë që do të krijohet një konsensus në mes subjekteve opozitare që mocioni të dilte në votim së paku në fund të qershorit. Ky ka qenë qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka pasur të njëjtin qëndrim, ndoshta kjo lidhet me zgjedhjet e tyre të brendshme, ndoshta me ndonjë proces tjetër për të cilin ju duhet t’i pyesni. Nuk po e di çka po presin më, mendoj që janë krijuar kushtet objektive që me ndodh një mocion për rrëzimin e qeverisë në kuvendin e Kosovës”, ka thënë Konjufca para medieve.

E, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot në një intervistë ka deklaruar se ndihet mirë nëse do të rrëzohej nga posti.

“Boll mirë bëjnë, si të më rrëzojnë deputetët e parlamentit është mirë. Vendimi është demokratik. Si të jenë 61 vota, janë të zgjedhurit e popullit, ata e kanë të drejtën. Sa mirë është kur te rrëzon parlamenti”, ka thënë Haradinaj./Insajderi/