Aktorët e filmit “Shok” me video sekrete nga parakalimi në tepih të kuq

Aktorët e filmit “Shok” me video sekrete nga parakalimi në tepih të kuq

Dy aktorët kosovar, Andi Bajgora dhe Lum Murseli kanë dhënë një “intervistë” që është publikuar në faqen e filmit “Shok” në Facebook, disa minuta para se të parakalojnë në tephiun e kuq në hyrje të teatrit Dolby në Hollyëood.

“Jemi në tapetin e kuq dhe jemi duke xhiruar fshehtas”, thotë aktori Lum Veseli, duke treguar se janë gati të parakalojnë.

“Ka shumë gazetar, aktorë të njohur, regjisor të mdhenjë e te vegjël”, vazhdon ai të rrëfej atmosferën në tepihun e kuq.

Posted by Shok Short Film on Sunday, February 28, 2016

Rreth orës 02:30 fillon edhe ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve ne 24 kategori të ndryshme.

Ceremonia e 88-të këtë vit moderohet nga komediani Chris Rock i cili për herë të fundit e kishte moderuar këtë ceremoni në vitin 2005.

Çmimet e para që do të ndahen janë ato për efektet vizuale, editimit, kostumet, grimin dhe floket, dizajnimin e produksionit, kamerën, muzikën dhe efektet e tjera në film.

Sipas përvojës nga ceremonitë e viteve të kaluara ndarja e këtyre çmimeve merr një orë kohë.

Pas kësaj vijnë kategoria e dytë e çmimeve ajo për “filmin më të mirë të animuar” dhe pas tij ndahet çmimi për “filmin më të mirë të shkurtër”, ku kandidon edhe filmi i Jamie Donoughue “Shok”.

Ky film që tregon historinë e dy fëmijëve kosovar gjatë luftës në Kosovë, (Andi Bajgora dhe Lum Veseli) është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Britanisë.

Ky film është në konkurrencë për OSCAR në kategorinë e filmave të shkurtër së bashku me filmin e Eric Dupont dhe Basil Khailil “Ave Maria” që sipas mediave ndërkombëtare është edhe konkurrenti më i fortë i favoritit të sivjetmë, që është filmi “Shok”.

Të tjerë filma të nominuar janë edhe “Day One” me regji të Henry Hughes, “Everything Will Be Okay”, nga Patrick Vollrath dhe “Stutterer” nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage.