Arrestohen tre persona në Ferizaj për përfshirje në prostitucion

Arrestohen tre persona në Ferizaj për përfshirje në prostitucion

Arrestohen tre persona nën dyshim për përfshirje në veprat penale:  ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘bashkëkryerja’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion”, shkruan Insajderi.

Policia e Kosovës gjegjësisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka arrestuar dje tre persona në Ferizaj.

Sipas njoftimit policor, personat dyshohet se janë të përfshirë në veprar penale “mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘bashkëkryerja’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion”.

Të arrestuar janë një burrë dhe dy gra: SH.L. 34 vjeçar, G.I. 24 vjeçare dhe A.GJ. 28 vjeçare.

Me vendim të prokurorit të rastit të Prokurorisë Themelore Ferizaj, i dyshuari dhe të dyshuarat ndalohen për 48 orë në mbajtje./Insajderi/