Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ka të lënduar

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ka të lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pak minuta më parë në magjistralen Prishtinë – Podujevë, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Rreth ores 15:00 kemi pranuar informaten për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bernicë. Në këtë aksident kanë qenë të përshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Në disa fotografi të siguruara nga Insajderi shihet se ka pasur dëme të mëdha materiale.