Çka ndodhi në zgjedhjet e brendshme të PDK-së?

Çka ndodhi në zgjedhjet e brendshme të PDK-së?

Tashmë e disa muaj Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nisur zgjedhjet  brenda partisë në degët e saj nëpër Komuna të Kosovës.

“Dekada e Re”, kampanja e PDK-së e cila pretendon edhe një dekadë më shumë për ta udhëhequr vendin, i zgjodhi në krye të degëve të saj disa persona që ashtu aktualisht kanë probleme me ligjin si; Sokol Bashotën, Sami Lushtakun, Qemajl Mustafën, Adem Grabovcin, Besim Beqaj dhe Nijazi Kryeziu.

Këta persona kishin dështuar që të fitojnë mandatin e qeverisjes nëpër komuna gjatë zgjedhjeve të viteve të kaluara, por nuk mbeten jashta partisë, me ‘Dekadën e Re’ qëllimi ishte të rivitalizojnë fuqinë e tyre partiake.

Ecuria e këtyre zgjedhjeve nuk ishte aq demokratike siç thoshte kryetari i partisë, Kadri Veseli pati edhe mosmarrëveshje dhe përleshje me karrige në një nëndegë në komunën e Pejës.

InDoks në këtë episod do të sjell në mendjen e publikut momentet të cilat e përshkruajnë dekadën e parë të PDK-së në pushtet. Me procese gjyqësore të figurave të fuqishme të saj në vend dhe me akuza për krime morbide për liderët e saj jashtë vendit. Me suksese kozmetike e me dështime spektakulare. Nga një parti që dilte e para në një parti që i duhen dhjetar subjekte të tjera në koalicion që të guxojë që të hyjë në garë.