Ish-kryetari i PDK-së në Gjilan zbulon probleme që ndërlidhen me vendimin e Kadri Veselit

Ish-kryetari i PDK-së në Gjilan zbulon probleme që ndërlidhen me vendimin e Kadri Veselit

Qemajl Mustafa që tash është në pushim edhe nga detyra si kryetar i PDK-së në Gjilan, pas një vendimi të kreut të kësaj partie, Kadi Veseli për t’i larguar njerëzit me aktakuza. E tregon një anë krejt tjetër të PDK-së për këtë dokumentar. Ai fillimisht flet për zgjedhjet që e sollën në krye të PDK-së përsëri.

Ky vendim i Kadri Veselit e ka prekur edhe Qemajl Mustafën, Besim Beqaj, Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziu.. Mustafa megjithatë e ka një shpjegim për akuzat që ende rëndojnë mbi të.

“Po kanë tentuar me më përdor, mirëpo koha zbulon shumëçka. Në Gjilan gëzoj shumë respekt, e vërteta e aktakuzës ka qenë për të më mbajtur peng për shumë vite dhe mos me leju që Mustafa të kthehet në lojë as në nivel lokal dhe të përgjithshëm”, ka shpjeguar Mustafa.

Ai tregon parregullsitë që kanë ndodhur e që i cilëson vetëm si pengmarrje nga pushteti.

“Seancën në Pejë është shtyer, kur e pyesim për me u sqaru thotë që seanca dështoj pas nuk erdhën të akuzuarit, nuk erdhi përfaqësusesi i Komunës, të dëmtuarit kanë migruar jashtë vendit  dhe ndalon seancën. Na kanë marrë kohën na i kanë cënu të drejtat elementare njerëzore”, është shprehur Mustafa.

E kundër këtij vendimi të Kadri Veselit për të larguar njerëz me aktakuza kishte reaguar publikisht Sami Lushtaku. Ai pos që tha që nuk do të largohet nga pozitat që mban në PDK po ashtu e akuzoi partinë e tij se i ka brenda 4-5 persona, të cilët, sipas tij e kanë bllokuar Kosovën e PDK-në dhe të cilët kontrollojnë çdo gjë në Kosovë, drejtësinë, biznesin dhe sferat tjera vitale të vendit.

Qemajl Mustafa në anën tjetër e kishte mbështetur Kadri Veselin për një vendim që e prekte edhe atë vetë.

“ Vendimi është i drejtë kam dalë në përkrahje të vendimit e keqja me partitë tona është se të gjithë kemi qenë në pushtet, ka shumë njerëz të inkriminum, se sa njerëz janë me aktakuza është problem i madh, problem është se si kemi me hulumtu krimin brenda subjekteve tona, institucioneve, ndërmarrjeve publike dhe gjithë shoqërisë së Kosovës” , ka shtuar Mustafa.

InDoks në këtë episod do të sjell në mendjen e publikut momentet të cilat e përshkruajnë dekadën e parë të PDK-së në pushtet. Me procese gjyqësore të figurave të fuqishme të saj në vend dhe me akuza për krime morbide për liderët e saj jashtë vendit. Me suksese kozmetike e me dështime spektakulare. Nga një parti që dilte e para në një parti që i duhen dhjetar subjekte të tjera në koalicion që të guxojë që të hyjë në garë.