Pas rrahjeve, bëhet pazar mes Xhafer Tahirit e Hysni Gergurit

Pas rrahjeve, bëhet pazar mes Xhafer Tahirit e Hysni Gergurit

Një javë pas rrahjeve e përplasjeve verbale, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe kryetari aktual i degës në këtë komunë, Hysni Gërguri kanë bërë pazar për të parin e kësaj komune.

Agim Bregaj, nënkryetari i LDK-së në Vushtrri ka konfirmuar për Insajderin se në Kuvendin e sotëm zgjedhor është marrë vendim që të dy kandidatët t’a ndajnë udhëheqësin në dy pjesë.

“Ata janë marrë vesh që njëri me udhëheq për 15 muaj më pas tjetri për 15 muaj të tjerë”, ka thënë për Insajderin Bregaj, teksa mohuar se në mbledhjen e sotme ka pasur parregullsi.

Njësoj sikurse në komunën e Mitrovicës, Prishtinës e Ferizajt, një javë më parë në procesin e brendshëm zgjedhor të një nëndege në LDK në Vushtrri u përdorën karriget. Lidhja Demokratike edhe në këtë komunë ishte e ndarë në dysh.

Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht është në fazën përmbyllëse të procesit zgjedhor. Ky proces zgjedhor thuajse në çdo komunë është përcjellur me përplasje verbale e rrahje me “karrige”./Insajderi.com