Mbesa e presidentit Thaçi kritikon Fitore Pacollin: Ajo përfaqëson interesat e VV-së, nuk i qëndron besnike politikës

Mbesa e presidentit Thaçi kritikon Fitore Pacollin: Ajo përfaqëson interesat e VV-së, nuk i qëndron besnike politikës

Evgjeni Thaçi-Dragusha, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), si dhe anëtarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo këto kritika në drejtim të LVV, i ka bë rë lidhur me qëndrimet unike të Kosovës për çështje të caktuara.

Thaçi- Dragusha ka kritikuar deputeten e LVV-së, Fitore Pacolli për siç ka thënë ajo se kjo parti dhe vetë deputetja, nuk mbajnë qëndrime unike dhe se ajo flet vetëm për interesa partiake.

“Përfaqësuesit e kësaj partie, Vetëvendosjes, në shumë raste kanë bërë [ose] kanë shprehur qëndrime të cilat nuk janë në interes të Kosovës dhe proceseve të integrimit për të cilat ne po mundohemi që sa kohë”, tha deputetja Thaçi-Dragusha.

Ajo në veçanti ka kritikuar kolegen e saj nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli e cila po ashtu është anëtare e Komisioni për Politikë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

“Ajo duke përfaqësuar interesat e partisë së vet, nuk i qëndron besnike politikës [së përbashkët] dhe mundohet që gjithë atë politike populiste që e përdorë brenda vendit, ta shprehë edhe në takime që kemi me përfaqësuesit nga vendet e tjera, sidomos ato evropiane. Kjo na ka bërë që të shprehim atë frustrimin tonë dhe kemi bërë që të dalim publikisht ta dënojmë këtë”, tha Thaçi – Dragusha për Radio Evropën e Lirë.

Thaçi-Dragusha, tha se ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në raportimin e fundit të saj në Komisionin për Punë të Jashtme, ka treguar se përfaqësuesit ndërkombëtarë, siç tha ajo, e kanë përmendur mosunifikim e politikës për lobim për liberalizim dhe çështje të tjera.