Serbi: 38 vjeçarja pickohet për vdekje nga bleta

Serbi: 38 vjeçarja pickohet për vdekje nga bleta

38 vjeçarja Sanela Kadriç, nënë e një fëmije të mitur, ka ndërruar jetë pasi që u pickua nga një bletë derisa ishte duke mbledhur rrobat.

Tragjedia ka ndodhur të premten rreth orës 14.00, atëherë kur Sanela nga Leskovaci i Serbisë ka filluar të mbledhë rrobat që kishte pastruar paraprakisht.

Video: 

“Dëgjova të bërtitura, dhe menjëherë ndaloi gjithçka. Nuk e kuptova çfarë po ndodhte. Pas disa minutave u ktheva nga shitorja dhe dëgjova që kishte vdekur. Tmerr! Në këtë pjesë diçka e tillë më herët nuk ka ndodhur.- është shprehur një fqinj i saj./Alsat