Haradinaj: Besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme që kemi me SHBA-të

Haradinaj: Besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme që kemi me SHBA-të

Kryeministri, Ramush Haradinaj  është takuar sot me një delegacion ushtarak amerikan të kryesuar nga oficeri Sean Nestor, shkruan Insajderi.

Haradinaj ka diskutuar me delegacionin për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe për ndihmën e pakursyer të ShBA-së për FSK-në.

“Bashkëpunimi ynë i gjithanshëm e veçanërisht në aspektet e sigurisë gërsheton vlerat më kulmore që dy popujt tanë i ndajnë. Miqësia jonë e përhershme me ShBA-në dhe besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme dhe e si e tillë, do të ruhet dhe kultivohet ndër breza” ka thënë Haradinaj.