Rreth 400 mijë euro për invalidët dhe familjet e dëshmorëve – Veteranët kërkuan që edhe ata të dërgohen në deti

Rreth 400 mijë euro kishte ndarë sivjet Qeveria e Kosovës për rehabilitim në bregdet për Invalidët e luftës dhe Familjarët e dëshmorëve, si dhe rehabilitimin në banja të veteranëve. Hysni Gucati nga Shoqata e Veteranëve tha se kanë kërkuar që edhe veteranët të dërgohen në deti, por se tri kërkesave të tyre nuk i është përgjigjur qeveria. Ai thotë se nëse tash ua miraton kërkesat qeveria, do t`ia kthejnë paratë.

Rreth 400 mijë euro për invalidët dhe familjet e dëshmorëve – Veteranët kërkuan që edhe ata të dërgohen në deti

Qeveria e Kosovës, i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shoqatave të Dala nga Luftës për tua paguar rehabilitimin në bregdet dhe banja.

Në prill të këtij viti,qeveria mori vendim që të ndajë 390 mijë euro për “ Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së”.

“Të aprovohet pjesërisht 390 mijë euro për shoqatën e veteranëve, këto mjete ndahen nga kategoria e mjeteve rezervë”, kishte thënë Haradinaj.

Ekzekutimi i këtij vendimi figuron edhe në Dokumentin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2020-2022, të cilin e ka siguruar Insajderi.

Në bazë të vendimit të qeverisë 132 mijë euro të shkonin për Organizatën e Veteranëve, nga të cilat 60 mijë për rehabilitimin e 300 veteranëve në banja termale. Të tjerat për mbulimin e varrimeve të veteranëve dhe pjesëmarrja në konferenca evropiane e botërore.

Hysni Gucati, kryetari i shoqatës së Veteranëve tha për Insajderin, se këtë vit vetëm për Invalidët e Luftës edhe Familjet e dëshmorëve shteti ka ndarë para për deti.

Sipas tij edhe pse i kanë bërë tri kërkesa, qeveria nuk i ka miratuar ato.

“Sivjet shoqata jonë nuk ka marr hiç për deti, kemi marr vetëm për rehabilitim nëpër baja. Tri kërkesa i kemi ba te ministria dhe zyra e kryeministrit por asnjë cent nuk e ka nda qeveria. Edhe nëse na qesin e kemi ndërmend mi kthy prapa”, Gucati.

Qeveria pati ndarë para për deti për Shoqatën e Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmorëve.

126 mijë euro për Shoqatën e Invalidëve nga të cilat 40 mijë do të shkonin për rehabilitimin e 200 veteranëve në bajna termale dhe 56 mijë për rehabilitimin e 300 invalidëve në bregdet. Si dhe 30 mijë për funksionim.

Përveç tyre edhe 131 mijë euro për shoqatën e  familjeve të dëshmorëve të UCK-së, nga të cilat 40 mijë për trajtimin e 200 familjeve të dëshmorëve në banja termale, 56 mijë për rehabilitimin e 300 familjarëve në bregdet si dhe 35 mijë euro për funksionim.

Edhe vitin e kaluar këto organizata patën kërkuar mjete nga qeveria për rehabilitim në bregdet.