Tri veprimet e ministrisë së Shyqyri Bytyqit kundër njerëzve të Fatmir Limajt

Tri veprimet e ministrisë së Shyqyri Bytyqit kundër njerëzve të Fatmir Limajt

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka ndërmarrë tri veprime kundër njerëzve të afërt me shefin e tij të partisë, Fatmir Limajn. Shumica prej të cilave kanë të bëjnë me kolegjet private dhe akreditimet e tyre.

Rasti i parë ka të bëjë vitin e kaluar kur Bytyqi kishte vepruar kundër të afërmit të Fatmir Limajt, Avni Mazrekut. Ky i fundit sa kishte qenë në postin e drejtorit të kolegjit privat ISPE, ishte marrë vendimi nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë për mos akreditim të këtij kolegji për vitin akademik 2018/2019.

Kësisoj kolegji i të afërmit të Fatmir Limajt nuk kishte fituar të drejtën që të regjistronte studentë të rinj, përveç se ata ekzistues t’i përfundojnë studimet.

Mazreku kishte shfrytëzuar lidhjen me Fatmir Limajn, duke u bashkuar në një tavolinë me ministrin Shyqyri Bytyqi, me qëllimin e vetëm që të gjejnë një mirëkuptim për kolegjin e tij privat.

Për këtë çështje Insajderi kishte publikuar hulumtimin lidhur me ndërhyrjet e Mazrekut në Agjencinë e Akreditimit.

Në fillim të këtij viti, Këshilli Shtetërorë i Cilësisë ishte mbledhur ku kishte diskutuar për programet e reja të kolegjeve private që kishin aplikuar për akreditim. Në fazën e parë të vlerësimit kishte dështuar kolegji ISPE.

Faktet që dëshmojnë ndëhyrjet e ISPE-së në Agjencinë e Akreditimit

Për secilin program studimi të nivelit Bachelor, duhej pasur tre ose katër doktorë shkence të fushës së ngushtë, në programet Master duhet të jenë një ose dy doktorë shkence, ndërsa për studimet e doktoratës për secilin program duhen tre profesorë të asocuar.

Në prill të këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte dhënë një ‘goditje’ tjetër Avni Mazrekut. Ai ishte dënuar me tre vite burgim për plagjiaturë.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës  “në vitin 2014 në Agjencinë e Kosovës për Akreditim kishte vënë në lajthim organin kompetetent që në një dokument publik të vërtetojë një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore”.

Çështja ndaj ish-pronarit të Kolegjit ISPE Avni Mazrekut ishte nisur pas një kallëzimi penal të muajit janar 2015. Hetimet kishin përfunduar me aktakuzën e prokurores Gjejrone Alaj, në vitin 2016, për ‘legalizim të përmbajtjes së pavërtetë’ në hetimet e nisura ndaj drejtorit dhe pronarit të atëhershëm të Kolegjit ISPE, Avni Mazrreku, në vitin 2014.

Mazrreku më nuk është pronar i Kolegjit ISPE. Aktakuza lidhet me procesin e akreditimit të kolegjit, përkatësisht pagesat të cilat duhej kryer në Agjencinë Kombëtare të Akreditimit

Veprimi i dytë që ministria që udhëhiqet nga Shyqyri Byqyqi kishte marrë kundër të afërmit të Fatmir Limajt, kishte pasur të bëjë me kolegjin “Fama” dhe biznesmenin Salal Ahmetxhekaj. Edhe ky kolegj që nga viti i ardhshëm nuk do të mund të regjistrohen studentët të rinj. KShC ka marrë vendim për mos akreditimin e këtij kolegji.

Përveç kësaj, pronari i këtij kolegji së bashku me Raif Halilin, se gjatë muajve prill-maj të vitit 2008, në bashkëveprim si persona zyrtar, kishin keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.

Gjykata Themelore në Prizren kishte marrë vendim që Salal Ahmetxhekaj të shpallej i pafajshëm për veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ me arsyetimin se nuk ishte arritur faktimi i akuzës.

Kolegji “Fama” ishte përfshirë edhe në skandalin e ndarjes së dekoratës me çmimin e nderit “Doctor of Humane Letters”, për shtetasin amerikan, Otto Von Feigenblatt, i cili njihej si ‘mashtruesi’ i  Presidentit Hashim Thaçi.

Amerikani ishte zbuluar se ishte mashtrues, kur ambasada amerikane i kishte reaguar atij për mirënjohjet që shpërndante në emër të presidentit Donald Trump.

Ministria e Arsimit nën udhëheqjen e Shyqyri Bytyqit ka marrë sot një tjetër vendim kundër të afërmeve të Fatmir Limajt. KShC ka marrë vendim sot që Universitetit të Prizrenit t’i hiqet akreditimi, aty ku vëllai i Fatmir Limajt, Demiri është emëruar në pozitën e profesorit të rregullt.

Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” kishte votuar për zgjedhjen e Limajt në këtë pozitë, i cili kishte mposhtur 7 kundër-kandidatë.

Kundër Demir Limajt kishte dalur Parlamenti Studentor i universitetit në fjalë i cili përmes një komunikate, ishte ankuar se në zgjedhjen e tij, kishte pasur ndikime politike.

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren nuk është akredituar për vitin akademik 2019/2020, dhe gjatë kësaj periudhe, nuk do të mund të pranojnë studentë të rinj.

Faktet që dëshmojnë ndëhyrjet e ISPE-së në Agjencinë e Akreditimit