Një person e lë traktorin me mallra të kontrabanduara dhe ikë pasi vëren Policinë

Një person e lë traktorin me mallra të kontrabanduara dhe ikë pasi vëren Policinë

Një person ka tentuar të kontrabandojë mallra me traktor nga Serbia në Kosovë.

Pasi e ka vërejtur Policinë, ai e ka braktisur traktoin me rikorkion e ngarkuar me mallra komerciale në fshatin Korminjan.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:55, njofton Policia.

Me ventim të prokurorit, traktori së bashku me mallrat është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.