Daçiq: Kosova as këtë vit nuk mund të anëtarësohet në INTERPOL

Daçiq: Kosova as këtë vit nuk mund të anëtarësohet në INTERPOL

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë që Kosova as ketë vit nuk do të mund ë prahohet në INTERPOL.

Sipas tij, vendimi i Komitetit Ekzekutiv, i cili ia lejoi Kosovës që të dorëzojë dosjen e Policisë për votim në Asamblenë e Përgjithshme është thjeshtë vetëm çështje teknike.

Gjatë një prononcimi për ‘’kurir.rs’’, Daçiq u shpreh se mocioni është çështje teknike, mipro sipas tij, Kosova as ketë vit nuk do të mundet të anëtarsohet në INTERPOL.

“Në thelb është e njëjta gjë dhe nuk do të kalojë përseri, do të humbasë përsëri’’ ka thënë Daçiq.

Më 26 qershor të këtij viti, Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it me seli në Lion të Francës ka vendosur në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme.

Edhe ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq tha dje se Serbia do të vazhdojë një luftë të vendosur diplomatike për të parandaluar Kosovën të bëhet pjesë e Interpolit.

Ndryshe, sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it do të mbahet këtë vit në Kili, shtet ky që nuk e njeh Kosovën.