Pronarët e restorantit sulmojnë me thikë kuzhine, klientin që nuk paguajti fakturën

Pronarët e restorantit sulmojnë me thikë kuzhine, klientin që nuk paguajti fakturën

Dy shtetas kinez që menaxhojnë një restorant në Shkup, kanë ndjekur me thika të kuzhinës një shtetas të Maqedonisë pasi i njëjti kishte refuzuar për të paguar faturën, sepse kishte thënë që ishte tepër e shtrenjtë.

Ministria e Punëve të brendshme po punon në zbardhjen e plotë të rastit, që ka ndodhur sot në Qendrën Tregtare “Leptokarija” ku një burrë dhe një grua kineze po e ndjekin me thikë një mysafir nga restoranti i tyre pasi ai kishte refuzuar që të paguajë faturën me pretendimin se ishte çmimi i lartë dhe i pa arsyeshëm.

Sot para dite në rrjetin sociale Facebook u publikua një video ku shihen se si një burrë dhe një grua ndjekin një burrë tjetër.

Tani për tani nuk ka informacione zyrtare për epilogun e ngjarjes.