Miratohet nga Dhoma e Kongresit Amerikan rezoluta në lidhje me vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Miratohet nga Dhoma e Kongresit  Amerikan rezoluta në lidhje me vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Komiteti i Punëve të Jashtme i Kongresit të SHBA-ve, ka kaluar sot rezolutën 32-të, lidhur me vrasjen në Serbi të tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë.

Kjo rezolutë e cilësuar si “H.Con.Res, 32’’ ka origjinë nga Dhoma e përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, dhe hapë rrugë për kalim nga kongresi i plotë.

Rezoluta u miratua pak pas 20 vjetorit të vrasjeve të vëllezërve Mehmet (21), Agron (23) dhe Ylli (25) Bytyqi.

Komiteti kishte shënuar përvjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi vitin e kaluar me rezolutën ‘’H.Con.Res. 20”, që vë në dukje se 19 vjet më parë, me një akt të terrorizmit shtetëror, Serbia u bë përgjegjëse për vrasjen e tre qytetarëve amerikanë.

Kjo rezolutë ishte aprovuar nga Komiteti dhe do të kalonte për votim në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.

Pas aprovimit kjo rezolutë do shërbejë ligjërisht si një kusht për marrëdhëniet SHBA-Serbi.

Nëse kërkon normalitet, Serbia duhet të vendosë drejtësinë në vend, duke nxjerrë para gjyqit, urdhëruesit e vrasjes së vëllezërve Bytyqi shqiptaro-amerikanë.