ka dhënë 116 licenca për kompanitë" />

Kompanitë e lidhura me katër deputetë të Kosovës, marrin licenca për gurë, rërë e zhavor

Katër komapnia që kanë lidhje me Mergim Lushtakun, Naim Rrustemin, Sala Berisha -Shalën dhe Mirjeta Kalludrën kanë përfituar licenca nga komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Kompanitë e lidhura me katër deputetë të Kosovës, marrin licenca për gurë, rërë e zhavor

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, ka dhënë 116 licenca për kompanitë që kanë lidhje me politikën, për nxjerrje të gurit të fortë, rërës dhe zhavorrit.

Të paktën katër kompani që kanë marrë licenca kanë lidhje me deputete të kuvendit të Kosovës.

Sipas hulumtimit të publikuar nga Preporter, kompania “Rex Marble”, ka marrë tri licenca, gjatë vitit 2014 për shfrytëzim për gurë të fortë. Aty është drejtor Naim Rrustemi që ka qënë deputet nga radhët e PDK-së.

Kompania “AIM” sh.p.k ka marrë katër licenca gjatë viteve 2013-2016. Kjo kompani është në bashkëpronësi të Mërgim Lushtakut, që është deputet i PDK-së. Lushtaku është djali i kryetarit të komunës së Skenderajit, Sami Lushtakut.

“Trasing Group”, gjate viteve 2006-2013, ka marrë tri licenca për gurë të fortë. Pronarët e kësaj kompanie janë familjarë të deputetes së PDK-së Sala Berisha Shala. Ndëkaq bashkëshorti i saj Ferat Shala, ka deklaruar të hyra nga kjo kompani në vitin 2012.

Kompanitë që kanë lidhje me LDK-në janë “Benita Company” sh.p.k gjatë vitit 2006-2018 ka marrë shtatë licenca për gurë të fortë, 4 për shfrytëzim dhe 3 për hulumtim.

Bashkëshorti i deputetetes Mirjeta Kalludra është në bashkëpronësi të “Benita Company”.

Gjatë viteve 2013-2018, ka marrë katër licenca kompania“SharrCem”, për gurë të fortë dhe zhavorr. Kjo kompani është në pronës të kompanisë “Sharr beteiligungs” gmbh, në të cilën ka qenë zyrtar deputeti i LDK-se Lutfi Zharku. 

Kompanitë e afërta me zyrtarët publik përfites të licencave

Kompania “Goni-AL” sh.p.k gjatë viteve 2016-2017 ka marrë dy licenca për gurë të fortë, një për shfrytëzim dhe tjetrën për hulumtim.

E pronar i kësaj kompania po del të jëtë Lulzim Aliu, dikur ishte këshilltar politik i zv Kryeminstrit Haredin Kuqi, tani është drejtor në komunën e Ferizajit.

Kompania tjetër për përfitimin e 5 licencave për gurë të fortë, tri për hulumtim 2 për shfrytëzim është “Haxha Company” sh.p.k.

Drejtori i Komunës së Vushtrrisë Bedri Dobra nga radhët e PDK-së, punon si gjeodet në kompanin “Haxha Kom”, e cila ka pronar Haxhi Zejnullahin, ky i fundit është pronar i kompanisë përfituese.

“Fenix Energy Company” LCC gjatë viteve 2014-2015, ka marrë dy licenca për gurë të fortë, një për hulumtim dhe një për shfrytëzim.

Dikur Artan Nimani ka qënë pronar i kësaj kompanie ne vitin 2016, por tani është këshilltar komunal nga radhët e PDK-së në Gjakovë.

Në vitin 2012 ka marrë një licencë për shrytëzim kompania”KAG-Asphalt Company” . Sehare Maliqi, është menaxherja e kësaj kompanie, njekohësisht edhe këshilltare komunale në Komunën e Prizrenit, po ashtu nga radhët e PDK-së.

“Mendi-P” sh.p.k ka marrë dy licenca për gurë të fortë një për shrytëzim, një për hulumtim gjatë viteve 2010-2014.

E ish pronari I kësaj kompanie Astrit Thaçi tani është  këshilltar komunal në Rahovec, gjithashtu nga radhët e PDK-së, por duke deklaruar të hyra si punëtor I kompanisë në AAK.

Në radhët e PDK-së është edhe Lulzim Rrustemi që është këshilltar komunal në Komunën e Lipjanit, që ka qënë përfituese në vitin 2015 për një licence për hulumtim. Kompania që e ka fituar këtë licencë është “Orbita”sh.p.k.

Gjatë vitit 2017 kompania e cila ka marrë një licencë për hulumtim ka qënë “Erëza” sh.p.k.

Mustafa Grainca është pronari i kësaj kompanie, njëkohësisht është edhe zv ministër në Minstrinë e Financave dhe këshilltar I kryetarit të komunës në Ferizaj, nga radhët ee PDK-së.

Ndërsa Korporata Projektuese dhe Prodhuese Pro-ENG sh.p.gjatë vitit 2016 ka marrë një licencë për shfrytëzim për gurë të fortë.
Rexhep Kadriu është pronar I kësaj kompanie, po i njëjti është edhe zv. Ministër në MI nga radhët e AAK-së.

Kompania “Ma.Con” sh.p.k ka marrë dy licenca për shfrytëzim për gurë të fortë gjatë viteve 2009-2018.

Kjo kompani është në pronësi të familjarëve të Haki Rugovës i cili është kryetar i komunës së Istogut nga radhët e LDK-së./Insajderi.com

Komisioni për Miniera dhe Minerale jep 116 licenca për kompanitë e lidhura me politikën