Aksident në Skenderaj, lëndohen 5 persona – Policia tregon shkakun

Aksident në Skenderaj, lëndohen 5 persona – Policia tregon shkakun

Pesë persona janë lënduar mëngjesin e sotëm në Skenderaj si pasojë e një aksidenti në trafik ku u përfshinë dy vetura.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Policia ka njoftuar se pakujdesia gjatë tejkalimit ka qenë shkaku i aksidentit.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 8:30 në Skenderaj.Të përfshira në aksident dy vetura civile,ku si pasoj lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Nga hetimet e bëra ne vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit konsiderohet marrja e përparsisë së kalimit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.