Prokuroria që nuk e mbrojti 9 vjeçarin rom nga vdekja, shpreh dhimbje e ngushëllime

Prokuroria që nuk e mbrojti 9 vjeçarin rom nga vdekja, shpreh dhimbje e ngushëllime

Prokuroria e Shtetit, përmes një komunikate ngushëllimi dërguar mediave, prokuroria thotë se “Me zemër dhe shpirt ndajmë dhembjen me familjen dhe miqtë”, për vdekjen e 9 vjecarit nga kominiteti rom, i cili i gjetë i vdekur javën e kaluar në Fushë Kosovë.

Nëntë vecari, ishte goditur me një mjet të fortë, ndërkohë që dyshohet se është dhunuar disa herë nga tashmë i dyshuari për vrasjen e tij.

Ky insitucion i drejtësisë tek pas një jave del me këtë ngushllim duke e konsideruar tragjedi të hatashme.

“Policia e Kosovës dhe Kryeprokurori i Shtetit i Republikës së Kosovës,  po punojnë së bashku në rishikimin e plotë të procedurave, veprimeve dhe rrethanave të kësaj tragjedie të hatashme. Do të punojmë me zell për të trajtuar mangësitë e identifikuara dhe për të zhvilluar protokolle më të mira, të cilat do të mbrojnë më mirë qytetarët, veçanërisht ata që janë më të cenueshëm në shoqërinë tone”.

“I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes në këto momente të rënda”, thuhet në ngushllimin e prokuorisë.