Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O'Connell ka reaguar pas vendimit të KShC-së për t'ua hequr akreditimin tri universiteteve publike dhe katër kolegjeve private.

" />

O’Connell: Nëse universitetet dështuan t’i përmbushin kërkesat minimale, është faji i tyre

O’Connell: Nëse universitetet dështuan t’i përmbushin kërkesat minimale, është faji i tyre

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ka reaguar pas vendimit të KShC-së për t’ua hequr akreditimin tri universiteteve publike dhe katër kolegjeve private.

O’Connell ka thënë se është faji i universiteteve dhe jo i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, nëse universitetet nuk i kanë përmbushur kërkesat minimale të cilësisë.

“Dy parime janë jetike për të ardhmen e Kosovës. Të rinjtë e Kosovës meritojnë një edukim të mirë që njihet ndërkombëtarisht. Institucionet e pavarura duhet të lejohen të veprojnë në mënyrë të pavarur pa ndërhyrje politike. Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për tërheqjen e akreditimit është një vendim i vështirë. Por universitetet duhet të plotësojnë disa kritere, veçanërisht nëse duan që vendet e tjera evropiane të njohin diplomat e tyre. Nëse universitetet kanë dështuar, pavarësisht paralajmërimeve, për të përmbushur kërkesat minimale të cilësisë, është faji i tyre, jo faji i Këshillit”, thuhet në reagimin e O’Connell.

Ai thotë se ‘Qeveria britanike dhe Këshilli Britanik i Akreditimit janë përpjekur të ndihmojnë universitetet publike dhe private për të përmbushur kërkesat e cilësisë’.

“Tani kjo çështje është një provë e vërtetë për Kosovën. Rezultati do të tregojë nëse sistemi arsimor i Kosovës është ndërtuar për t’u shërbyer qytetarëve të saj dhe interesit kombëtar, ose për t’i shërbyer një grupi të ngushtë njerëzish dhe interesash private”, ka shkruar tutje ai.

Për këtë rast ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett. Ai tha se universitetet nuk duhet të ekzistojnë për të punësuar njerëz të pakualifikuar me lidhje politike.