Për 24 orë, 18 aktakuza ndaj 19 personave në Pejë

Për 24 orë, 18 aktakuza ndaj 19 personave në Pejë

Vetëm gjatë 24 orëve te fundit janë ngritur 18 aktakuza ndaj 19 personave në Pejë

Sipas Prokurorit kujdestar në Deparamentin e Përgjithshëm, gjatë dy ditëve katër persona janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale.

Prej katër të dyshuarëve, dy prej tyre pretendohet se kanë kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa ndaj një personi është ngritur aktakuzë për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”, dhe tjetri person për “Dhunë në familje”.

Për dy personat që dyshohet së kanë kryer vepren penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Sulm”,  është bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit nga prokurori.