Ramush Haradinaj tregon se a u ftua edhe ndonjë lider tjetër nga Haga

Ramush Haradinaj tregon se a u ftua edhe ndonjë lider tjetër nga Haga

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. I pyetur se a është ftuar edhe ndonjë lider tjetër nga Haga, Haradinaj u përgjigj se nuk është në dijeni për këtë gjë.

Arsyeja e dorëheqjes sipas tij është ftesa që kryeministr ka marrë nga Gjykata Speciale.

“Kam njoftuar institucionet se kam dhënë dorëheqje të parevokueshme. Arsyeja është se kam marrë një ftesë nga Gjykata Speciale për javën e ardhshme si i dyshuar. Dhe kam vlerësuar se nuk mundem të paraqitem si kryetar i qeverisë por si qytetar i Kosovës”, ka thënë Haradinaj gjatë një konference për media.