Pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe deputeti Andin Hoti.
Ai bëri një postim në rrjetet sociale duke thënë së kushti i parë i drejtësisë është barazia, shkruan Insajderi.
“Kushti i parë i drejtësisë është barazia. Aty ku s’ka barazi – domosdoshmërisht lindë padrejtësia. Historia mund të shkruhet e të rishkruhet; por një gjë nuk do të mund të ndryshohet asnjëherë; UÇK është dhe do të mbetet formacioni më i rëndësishëm ushtarak në Kosovë dhe në të gjithë shqiptarinë.Fantazmat e së keqës të cilët e tundin kokën e mendjen kundër çlirimtarëve – pavarësisht triumfit momental, në fund do të ngjyrosen me faqen e zezë të historisë, ka shkruar Hoti.