Ramush Haradinaj nuk tregon nëse do të kërkojë para nga shteti për mbrojtje nga Gjykata Speciale

Ramush Haradinaj nuk tregon nëse do të kërkojë para nga shteti për mbrojtje nga Gjykata Speciale

Ramush Haradinaj, nuk ka treguar nëse do të veprojë sikurse Sami Lushtaku, Sylejman Selimi,  Mahir Hasani dhe Lahi Brahimi për të kërkuar para për mbrojtje pas ftesës nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Haradinaj  nuk ka pranuar të flas kur është pyetur në një deklarim për media pas mbledhjes së AAK-së. Ka ironizuar me pyetjen nëse do të veprojë sikurse Lushtaku, Selimi, Hasani dhe Brahimi për të kërkuar ndihmë.

Insajderi kishte raportuar gjatë javës së kaluar se si nga taksa paguesit e Kosovës ishin dhënë 70 mijë euro për mbrojtjen e katër personave që kishin mbajtur poste të rëndësishme në UÇK.

Insajderi, kishte siguruar këto vendime. Vendimet për ndarjen e këtyre parave, janë në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e të akuzuarve në Speciale. Ligji parasheh mbështetje financiare vetëm në rastet kur ngritët aktakuza.

Tre komandantë të profilit të lartë dhe një i profilit të ulët, kanë përfituar 70 mijë euro të taksapaguesve kosovarë për t’u mbrojtur nga akuzat e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Në vendim saktësohet se kjo shumë parash është ndarë për “procesin e Dhomave të Specializuara”. Brahimaj ishte intervistuar më 1, 2 dhe 3 mars, lidhur me dyshimet për krime gjatë luftës në Kosovë.

Përveç dajës së ish-kryeministrit, Qeveria Haradinaj ka ndarë 30 mijë euro tjera për ish-këshilltarin e tij, Sylejman Selimi, ish-kryetarin e Skenderajt Sami Lushtaku dhe Mahir Hasanit.

Haradinaj ka dhënë sot dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës me arsyetimin e ftesës nga Gjykata Speciale./Insajderi.com