Ish-ministri i Nismës që iu bashkua AAK-së thotë se ftesa ndaj Haradinajt është skenar

Ish-ministri i Nismës që iu bashkua AAK-së thotë se ftesa ndaj Haradinajt është skenar

Ministri i  Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani përmes një postimi të tij në Facebook, dyshon se ka ndonjë. Ai i ka dhënë mbështetje të plotë Haradinajt.

“A ka vend për dyshime për ndonjë skenar? PO KA”.

Hasani e quan Haradinaj burrshtetas, dhe tregon për vendimet e tij që i ka marrë për të mirën e Kosovës.

“Qëndrimi i Ramush Haradinajt kundër ndarjes së Kosovës, vendosmëria për taksën ndaj mallrave serbe e atyre të Bosnje e Hercegovinës e vendime të tjera të mëdha të tij na bëjnë të kuptojmë se ai është një burrshtetas”, ka thënë Hasani

“Kjo që po bëhet ndaj Haradinajt nuk quhet drejtësi. Pastërtinë e tij e ka dëshmuar edhe më herët, ka theksuar Ministri”