Behgjet Pacolli lavdëron Ramush Haradinajn për dorëheqjen

Behgjet Pacolli lavdëron Ramush Haradinajn për dorëheqjen

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka lavdëruar Ramush Hardinajn për vendimin për dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Përmes një postimi në Facebook ka thënë se dorëheqja e kryeministrit Haradinaj është një gjest burrështetasi dhe ka shprehur simpatinë e tij ndaj Haradinajt.

“Sot veprimi i KM Haradinaj është një gjest burrështetasi dhe besojmë në pastertinë e luftës së UÇK-së. Kam pasur nderin të bashkëpunoj me KM Haradinaj dhe shprehi simpatine dhe solidaritetin tim për të si Kryeminister dhe qytetar i rendomtë”m ka shkruar Pacolli.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Arsyeja sipas tij është për shkak se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

“Kam njoftuar institucionet se kam dhënë dorëheqje të parevokueshme. Arsyeja është se kam marrë një ftesë nga Gjykata Speciale për javën e ardhshme si i dyshuar për krime lufte. Dhe kam vlerësuar se nuk mundem të paraqitem si kryetar i qeverisë por si qytetar i Kosovës”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com