Pas dorëheqjes së Haradinajt, mblidhet LDK-ja

Pas dorëheqjes së Haradinajt, mblidhet LDK-ja

Pasiqë Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbledhur kryesinë e saj.

Ky takim po mbahet pas situatës së re të krijuar në vend. Isa Mustafa, prijës i LDK-së, është deklaruar për dorëheqjen e Haradinajt dhe ka thënë se këtë dorëheqje LDK-ja e ka pritur tash e sa kohë, mirëpo, jo në një formë të tillë.

“Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe poashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe”, ka shkruar Isa Mustafa./Insajderi/