Njoftoi largimin – vendi ku u fotografua Haradinaj pas dorëheqjes

Njoftoi largimin – vendi ku u fotografua Haradinaj pas dorëheqjes

Ramush Haradinaj pasi ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës, është parë në një kafene në qendër të Prishtinës.

Siç shkruan Indeksonline, qytetarët që ishin pjesëmarrës në kafene e duartorkitën atë sapo hyri aty.

Haradinaj u pa më i qetë pas emocioneve që kishte shfaqur në konferencën për media të mbajtur dje.

Ai deklaroi se po dorëhiqet nga pozita e kryeministrit shkaku i një ftese që i ka bërë Prokuroria e Specializuar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Haradinaj është gjykuar dy herë më parë për krime lufte në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, por është shpallur i pafajshëm.