Djali i deputetës së AAK-së e ofendon rëndë Albin Kurtin

Djali i deputetës së AAK-së e ofendon rëndë Albin Kurtin

Djali i deputetes Teuta Haxhiu nga radhët e AAK-së, Ilirian Haxhiu, i punësuar në PTK, përmes një komenti të tij në Facebook, e ka ofenduar rëndë liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai ka zgjedhur një mënyrë skandaloze për ta fyer Kurtin.

“T’i q***** robët o Albin Kurti o tradhtar,  shko jeto ne rusi ose serbi!”, ka shkruar djali i deputetes së AAK-së në një koment në Facebook.

Haradinaj dha dje dorëheqje nga pozita e shefit të qeverisë pas ftesës që mori nga Prokuroria e Specializuar.

Ndërkaq, Kurti deklaroi se Qeveria Haradinaj duhej të binte kohë më parë. Lideri i Vetëvendosjes përmendi skandalet e qeverisë së fundit. /Insajderi.com