Veseli për Gjykatën Speciale: Ftesat e tilla nuk duhet lejuar që të shkaktojnë pasiguri tek qytetarët

Veseli për Gjykatën Speciale: Ftesat e tilla nuk duhet lejuar që të shkaktojnë pasiguri tek qytetarët

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas kthimit nga ShBA-të, ka mbajtur një konferencë për medie, shkruan Insajderi.

Veseli përveç çështjes së zgjedhjeve, ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe ftesen e saj për ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk duhet lejuar që ftesat e tilla të shkaktojnë huti dhe pasiguri tek qytetarët.

“Besimi ynë në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i palëkundur, ashtu si edhe bindja jonë se ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë edhe në fund të kësaj sfide”, ka deklaruar Veseli në konferencë për media.