U rrahën keq mesvete për rrënimin e objektit – Kështu duket sot Abi Çarshia në Prizren

U rrahën keq mesvete për rrënimin e objektit – Kështu duket sot Abi Çarshia në Prizren

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rinor Kadriqeli, Rigon Kadriqeli, Muhamet Kadriqeli, Hysen Pllava dhe Mimoza Bushrani janë sulmuar dje fizikisht nga turma që ndodheshin në objektin “Abi Çarshia”, me urdhër të njërit nga të pranishmit në aksionin e rrëzimit të një pjese të objektit.

Sulmi ka ndodhur dje rreth orës 16:30 gjatë kohës së ekzekutimit të urdhërit për rrënimin e një pjese të objektit ‘Abi Çarshia.

Ky sulm thuhet të ketë ndodhur me urdhër të njërit prej drejtuesëve të kësaj Qendre, Erman Fusha ndërsa arsye e rrahjes ka qenë ekzekutimi i urdhrit për rrënimin e një pjese të këtij objekti.

Rrahje nuk ka përfunduar me kaq. Gjatë aksionit të Inspektoratit për rrënimin e objekteve “Abi Çarshia”, persona të panjohur kanë kërcënuar e sulmuar kameramanin e televizionit TV Prizreni.

Pamje të rrahjes së kameramanit të një televizioni lokal:

‘Të zhduku’, ‘hala s’pe dini kush jam unë’ – momenti kur sulmohet kameramani nga zyrtarët e Abi Çarshia