Ky do të jetë moti për ditën e sotme

Ky do të jetë moti për ditën e sotme

Gjatë ditëve të fundjavës në rajonin tonë, do të ketë shtrirje të presionit të lartë ndërsa nga Afrika verirore masat më të nxehta ajrore, do të depërtojnë edhe mbi vendin tonë. Sipas kësaj, moti do të jetë i nxehtë dhe kryesisht me diell.

Nga dita e martë, në lindje të rajonit, do të depërtojnë turbullira nga Europa verilindore, që do të sjellin mundësi për reshje lokale shiu, si dhe rënie të lehtë të temperaturave rreth vlerave mesatare.

20.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

21.07 – Nxehtë, kryesisht me diell

22.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.

23.07-24.07 – Pjesërisht vranët, pasdite mundësi për reshje lokale shiu.