Festim Lato, që njihet si themelues i Republikës së Çamërisë, është vrarë sot në Holandë.  Fe" />

Festim Lato, agjenti i CIA-s që mori pjesë në luftën e Kosovës

Festim Lato, agjenti i CIA-s që mori pjesë në luftën e Kosovës

Festim Lato, që njihet si themelues i Republikës së Çamërisë, është vrarë sot në Holandë. 

Festim Lato vinte nga qyteti i Vlorës ndërsa në moshën 20 vjeçare, u rekrutua nga Central Intelligence Agency (CIA) dhe u bë pjesë e agjenturës së tyre. Gjatë karrierës së tij si pjesë e CIA-s, u gjend nëpër misione të ndryshme ushtarake si në Afganistan, Irak, Sierra Leone, Mali.

Në vitin 1999, Lato mori pjesë në luftën e UÇK-së. Aty ai thuhej se realizonte fotografi dhe xhirime të ndryshme të cilat më pas, i raportonte diku jashtë vendit për qëllime të caktuara.

Festim Lato e formoi UÇÇ-në apo ndryshe Ushtra Çlirimtare e Çamërisë.

UÇÇ kishte kryer disa aksdione në Greqi, duke shpërndarë në qytetin e Janinës fletushka për çlirimin e Çamërisë nga Greqia, kishte vendosur eksplozivë që shpërthyen pa ndonjë dëm pranë shtyllave elektrike të tensionit të lartë si dhe të tjera. Më në fund, në vitin 2006 ajo doli në ekranet e televizioneve greke me flamurin shqiptar si dhe persona të maskuar që mbanin në krahët e tyre automatikët Kallashnikovë, prodhim shqiptar.

Burimet thonë se babai i tij kishte qenë agjent i agjenturës greke dhe ishte përcjellur për vite me radhë nga Sigurimi i Shtetit. Këta të fundit, e kishin marrë në lidhje agjenturore kundër spiunazhit grek në kohën e diktaturës, duke e detyruar të luante rol të dyfishtë

Festim Lato kishte marrë pjesë në demonstrata së bashku me shqiptarë të tjerë nëpër Evropë për të drejtat e Kosovës si dhe në kërkesat e bashkëkombësve të tij për rikthimin e çamëve shqiptarë në atdheun e tyre të dytë, në Greqi. Në të gjitha këto demonstrata, ai fotografonte dhe filmonte njerëzit me radikalë si dhe ata që udhëhiqnin këto manifestime dhe demonstrata për llogari të një agjencie spiunazhi të rëndësishme.

Atij i ishte propozuar që të bashkëpunonte me shtetin grek për të krijuar një organizatë “patriotike” me tendencë të çlirimit të trojeve shqiptare të Çamërisë.

Ata e porositën që të mblidhte rreth vetes njerëz patriotë, të cilët vërtet besonin se një luftë e provokuar nga shqiptarët në territoret greke, do të tërhiqte vëmendjen e amerikanëve dhe se këta do të bënin diçka për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë që banojnë në Shqipëri. Në këto kushte, Festim Lato, filloi punën për të gjetur kontingjentet më radikalë në territorin e Shqipërisë, duke shpeshtuar vizitat në qytetin e Vlorës, në atë të Fierit si dhe qytete të tjera të vendit tonë.

Përpjekjet e tij vazhduan deri në synimin e shpalljes së Çamërisë shtet dhe marrjes së titullit “President” i popullit çam. Të tëra këto, dështuan./Insajderi/