“Kishte miliona euro borxhe”, mediet holandeze zbulojnë detaje nga vrasja e Festim Latos

“Kishte miliona euro borxhe”, mediet holandeze zbulojnë detaje nga vrasja e Festim Latos

Kanë dalë detaje të reja nga mediat holandeze në lidhje me trupin e gjetur të pajetë që dyshohet se është Festim Lato, Presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë.

Burime të afërta shprehen për mediat belge se Lato kishte borxhe tek kompani dhe individë privatë në shumën e miliona eurove.

Ata shtojnë më tej se në muajin prill Lato u deklarua personalisht i falimentuar nga gjykata në Zutphen.

Po sipas medieve belge, shqiptari kishte borxhe të shumta dhe kjo mendohet se është edhe arsyeja e vrasjes apo vetëvrasjes së tij. Policia tha më herët se kishte marrë një njoftim nga familjarët e tij, të cilët kishin thënë se i afërmi nuk po bëhej i gjallë prej një jave.

“Ai solli shumë para në të holla përtej kufirit me Shqipërinë”, thotë diplomati Jeroen Zandberg. Ai ishte këshilltar i Latos për disa kohë, teksa e këshillonte për detaje dhe sesi mund të njihej Çamëria si e pavarur.

Presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, Festim Lato është ekzekutuar në Holandë nga persona ende të paidentifikuar. Lajmi është bërë publik nga familjarët. Lato kishte borxhe tek kompani dhe individë privatë në shumën e miliona eurove.Ende asnjë njoftim zyrtar nga policia holandeze për këtë lajm. /dosja.al