Haradinaj kujton 22 korrikun e 2010-ës, e lidhë me ftesën nga Specialja

Haradinaj kujton 22 korrikun e 2010-ës, e lidhë me ftesën nga Specialja

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka cilësuar 22 korrikun e vitit 2010 si një nga datat më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës, duke e kujtuar koinçidencën që kjo datë lidhet me gjykimin e tij nga Haga.

Në këtë datë, në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli verdiktin se Pavarësia e Kosovës është legjitime dhe e drejtë dhe nuk bie ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare.

“Ky vendim historik për vendin, konfirmoi themelet e pavarësisë tonë, të sovranitetit të shtetit dhe integritetit territorial”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka thënë se Kosova është më e fortë se kurrë, duke kujtuar se në procesin e dytë gjyqësor në Hagë u thirr më 21 korrik, një ditë para vendimit të GjND-së për pavarësinë e Kosovës.

Për koicidencë, një ditë para vendimit të GjND-së, më 21 korrik, unë u thirra në Hagë, në procesin e dytë gjyqësor. Sot, kur sërish thirrem në Hagë, në këtë përvjetor të nëntë, Kosova është më e fortë se kurrë, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm dhe i përkushtuar në rrugën euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj. /Insajderi.com