Ministri i Kulturës i dhuron FSK-së libra

Ministri i Kulturës i dhuron FSK-së libra

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë fituar 135 tituj librash, shkruan Insajderi.

Këto libra i ka dhënë sot Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili vizitoi FSK-në sot dhe u prit në takim nga gjenerali Enver Cikaqi.

Më këtë rast, ministri Gashi tha se kanë një iniciativë për t’i furnizuar bibliotekat e komunave me libra, dhe në kuadër të kësaj, kanë menduar që të furnizojmë edhe bibliotekën e ushtrisë sonë, po ashtu edhe pjesën lindore të Kosovës, Preshevën, Medvegjën, Bujanocin si dhe Ulqinin e Tuzin.

“Furnizimi me libra nëpër biblioteka të komunave të Kosovës si dhe jashtë territorit të Kosovës është një program i rëndësishëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti dhe në kuadër të këtij programi ne po dhurojmë në çdo bibliotekë nga 135 tituj, të cilët janë më të kërkuar nga publiku kohën e fundit”, tha ai.

Ndërkaq, gjenerali Enver Cikaqi falënderoi ministrin Gashi për vizitën dhe dhurimin e librave për bibliotekën e FSK-së dhe gjithashtu e njoftoi ministrin rreth bibliotekës dhe interesimin e pjesëtarëve të FSK-së për leximin e librave.

“Këta tituj do t’i ndihmojnë shumë pjesëtarët tanë për formësimin dhe avancimin profesional dhe njëkohësisht do ta kemi një bibliotekë më të begatshme. Ardhja juaj këtu për t’i sjell librat është një mesazh që FSK-ja është mbarë dhe ndihemi të përkrahur edhe nga të tjerët”, u shpreh gjenerali Enver Cikaqi.