AAK me video kundër VV-së – ua kujton sulmet kundër Isa Mustafës

AAK me video kundër VV-së – ua kujton sulmet kundër Isa Mustafës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Deçan ka kujtuar përmes një video deklaratat ofenduese dhe lavdëruese të Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.

Në këtë video me mbishkrimin “Kauza e Albin Kurtit për pushtet”, janë paraqitur të gjitha deklaratat e Kurtit kundër Mustafës, gjuajtjet me vezë ndaj tij në seancat e Kuvendit të Kosovës, protestat e organizuara për rrëzimin e qeverisë gjatë kohës së Mustafës dhe thirrjet kundër tij “Isë Isë argat i Serbisë”.

Po ashtu në këtë video është paraqitur edhe një intervistat e Kurtit ku thotë se ai regjimit Mustafa – Thaçi nuk i nënshtrohet kurrë.

“Këtij regjimi, Mustafa Thaçi si nënshtrohem kurrë, jam i gatshëm për çdo sakrificë timen”, kishte thënë Mustafa në një intervistë, derisa momentalisht Kurti dhe Mustafa kanë nisur një bashkëpunim për një qeverisje të re së bashku.

Po përvec urrejtes së Kurtit ndaj Mustafës, AAK në këtë video ka transmetuar për respektin që ka shfaqur Kurti gjatë muajve të fundit për Mustafën ku është shprehur se e respekton dhe se komunikon vazhdimisht me të. /Insajderi.com

Kauza e Albin Kurtit për pushtet.

Kauza e Albin Kurtit për pushtet.Kronologji e urrejtjës dhe "dashurisë" ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.Historia nga "Isë Isë argat i serbisë" deri tek fotot dhe bisedat për koalicion.Fytyra e vërtetë

Gepostet von Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Deçan am Montag, 22. Juli 2019