Haradinaj tregon kur u ftua nga Gjykata Speciale

Haradinaj tregon kur u ftua nga Gjykata Speciale

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka folur për ftesën që i është bërë nga Gjykata Speciale.

Ai në T7 ka deklaruar se ditë më parë, ka filluar komunikimin me dhomat e specializuara.

“Disa ditë më përpara ka fillu komunikimi me dhomat e posaçme dhe i kam prit zyrtarët e tyre këtu”, ka treguar Haradinaj.

Ai ka deklaruar se konfirmimi i protokollit për shkuarje në Hagë është bërë ditën e dorëheqjes, të premten.