Skandal në Prishtinë: Babai shkon në spital pasi rrihet nga djali i tij  

Skandal në Prishtinë: Babai shkon në spital pasi rrihet nga djali i tij  

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Një person ka rrahur babanë e vetë.

Ky i fundit ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës duke kërkuar edhe tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.