Pronari i “Charlie Fashion” gjendet i vdekur në banesë

Pronari i “Charlie Fashion” gjendet i vdekur në banesë

So rreth orës 10:50 pronari i butikut “Charlie – Fashion”, Fehmi Gashi është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen “Dardania” në Prishtinë, raporton Insajderi.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Më datë 23.07.2019 rreth orës 10:50h, Prishtinë (L.Dardania) në banesën e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F.G.,1977. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar njësia e Urgjencës Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme policore”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.

Lidhur me veprimet Policia e ka njoftuar Prokurorin kujdestar dhe Njësinë e Hetimeve Rajonale. /Insajderi.com