Shteti të mbyllë korridoret që dërgojnë në luftën e Sirisë

Shteti të mbyllë korridoret që dërgojnë në luftën e Sirisë

Shteti i Kosovës duhet që të punojë më shumë në mbylljen e korridoreve të cilat janë duke u shfrytëzuar për qarkullim të personave që kanë marrë pjesë në luftën e Sirisë.  Kështu u tha në një tryezë të thirrur nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, që u organizua në bashkëpunim me Institutit Seda the DC Center nga Turqia.

Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, ka thënë se për shkak të këtyre korridoreve ka mundësi që edhe Lavdrim Muhaxheri të ketë hyrë në Kosovë.

“A ka qenë Lavdrim Muhaxheeri në Kosovë, apo jo? Nëse po, atëherë si është e mundur që kontrolli kufitar nuk punoni? E nëse jo, a beson dikush vërtet që nuk ka qenë?” tha Ramadani.

Ai ka prezantuar një analizë të titulluar “Shteti i Brishtë: Qeverisja e Dobët dhe Ndikimi në përhapjen e ideologjive ekstremiste” përmes të cilit bënë thirrje për rritje të kapaciteteve shtetërore për mbylljen e korridoreve të tilla.

Sipas drejtorit ekzekutivë, Florian Qehaja për momentin rreth 60-70 kosovarë janë në Siri për qeshtje lufte.

Në këtë tryezë ka qenë i ftuar edhe Edon Myftari, këshilltar i kryeministrit Mustafa, po që nuk ka marrë pjesë në organizim.

Takimi kishte si qëllim edhe forcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Turqisë në mbylljen e korridoreve përmes të cilat po shfrytëzohen për të marrë pjesë në luftën e Sirisë.

Në anën tjetër, drejtori i QKSS-së, Florian Qehaja, ka thënë se aktualisht janë rreth 60 apo 70 kosovarë që janë duke marrë pjesë në luftën e Sirisë./Insajderi.com