Vuçiq: Haradinaj së shpejti do të kthehet në shtëpi

Duke folur për krimin i cili ka ndodhur në Grackë dhe lidhjen e Haradinajt me këtë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk mendon se Haradinaj ka lidhje me këtë krim.

Vuçiq: Haradinaj së shpejti do të kthehet në shtëpi

Siç shton, Haradinaj shumë shpejtë do të lirohet të kthehet në shtëpi, e pastaj do të bëhet hero edhe më i madh dhe do të flet se si i ka mbrojtur interesat e Kosovës.

“Ai i cili nuk brengoset për viktimat e veta vështirë se do t’i respektojë të huajat, e edhe më vështirë do të mendojë për ardhmërinë. Prej kësaj nuk pres asgjë, besoj se Haradinaj së shpejti do të kthehet. As mos dyshoni se këtë herë do të ndodhë diçka tjetër. E presim Haradinajn të vazhdojë me rrënimin e pushtetit në Serbi”, ka thënë Vuçiq.

Ai gjithashtu ka theksuar se Serbinë e pret një vjeshtë shumë e vështirë sa i përket Kosovës.

“Në Serbi, përkundër një vjeshte shumë të vështirë, e cila e pret për shkak të Kosovës, do të vazhdohet me zhvillim ekonomik”, është i bindur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq./Insajderi.com.