Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thënë se pas intervistimit nuk është njoftuar për obligime tjera nga hetuesit e Speciales, dhe me këtë rast ai do t’i kthehet skenës politike.
“Nuk kam dashur ta sjell kryetarin e shtetit këtu. Meqenëse, shteti ka mbetur shtet dhe meqenëse nuk kam obligime do të kthehem si të gjithë kolegët tjerë në politikë, t’u ofrohem qytetarëve. E kam bërë atë që e kam vlerësuar të rëndësishme, sepse kryetari i qeverisë kur del para hetuesve ka dalë qeveria, shteti, duhet të kemi kujdes për këtë. Kam dhënë shembull të respektimit të ligjit. Nuk po jap leksione, e kam bërë detyrën time”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj gjithashtu deklaroi se nuk është përgjigjur në asnjërën nga pyetjet e hetuesve të Speciales. /Insajderi.com